Në Bazaar mund të kalosh kurdo!

 
- Bar Bazaar -
 
 
 
 
 

Rreth Nesh

 
Nga mëngjeset e zhurmshme e të ngutshme, tek pasditet e qeta dhe mbrëmjet relaksuese. Nga kafja e mëngjesit tek çaji i ngrohtë i darkës.

Çdo ditë të jetës sonë, midis planeve dhe aktiviteteve të shumta, gjithmonë e gjejmë pak kohë për t'u ulur në një bar. Madje mund të themi se “kafja” për ne është një institucion.

Është një mjet i fuqishëm socializimi dhe shplodhjeje për cilindo. Bazaar është atje për t'i bërë këto momente sa më të bukura për ju. Me një ambjent të këndshëm në çdo periudhë të ditës, shërbim korrekt dhe produkte cilësore ju nuk do të doni të çoheni më nga karrigia juaj.
 
 
 
 
 

Pse Bazaar?

 
Që në lashtësi, shumë përpara se baret dhe restorantet të ekzistonin, kishte një vend që gjithmonë gëlonte nga njerëzit. Në këtë vend njerëzit mblidheshin, bisedonin, shkëmbenin ide me njëri-tjetrin. Në këtë vend kalonte kushdo, kurdo. Ky vend ishte sheshi i madh i qytetit.
 
 
 

Ne jemi Bazaar sepse...

 
...ashtu si dikur, te ne mund të kalosh kurdo. Nuk ka rëndësi sa qëndron, nëse je klient i ri ose i përhershëm, sepse në Bazaar do të gjesh gjithmonë atmosferën e mirë të një bashkësie njerëzish që kanë të njëjtin qëllim; të kalojnë mirë.
 
 
 
 
 
 

Galeria